Anëtarët e InfraRed përfshijnë mbi 20 ofrues shërbimesh të pavarur me karakter feminist, bashkëpunues, antifashist dhe alternativ nga 19 rajone të ndryshme që janë bashkuar në solidaritet për të mbështetur njëri-tjetrin në punën tonë të përbashkët. Rrjeti ynë ekziston për të lehtësuar komunikimin, transparencën dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta midis anëtarëve, duke siguruar gjithashtu autonominë e çdo organizate.
Organizatat tona punojnë nga zona të ndryshme gjeografike në botë dhe i shërbejnë komuniteteve të ndryshme, por ne kemi një qëllim të përbashkët për të vënë pushtetin në duart e njerëzve që mbështesim. Teknologjia ofron mënyra të ndryshme për komunitetet dhe organizatat për të komunikuar, ndarë njohuritë dhe për t’u organizuar. Në të njëjtën kohë, kapitalizmi i ka dhënë përparësi zhvillimit të teknologjisë që dëmton mjedisin, shfrytëzimit të punëtorëve dhe zgjeron rritjen e mëtejshme e atyre që përfitojnë më shumë nga pabarazia sociale. Teknologjia përdoret nga korporatat dhe shtetet-kombe për të na renditur, gjurmuar,heshtur, burgosur dhe për të përfituar financiarisht pasiguritë tona më intime.
Ofruesit e shërbimeve të rrjetit InfraRed besojnë në rimendimin e mënyrës se si përdoret teknologjia. Ne besojmë se teknologjia mund të përdoret për të luftuar patriarkatin, supremacinë e bardhë, racizmin, pabarazinë ekonomike dhe forma të tjera të padrejtësisë sociale kur zhvillimi dhe përdorimi i teknologjisë bazohet në nevojat e njerëzve dhe lëvizjeve sociale me të cilat punojmë çdo ditë.
Ndërsa teknologjia vazhdon të evoluojë me shpejtësi, organizatat tona përballen me sfida serioze rreth kapacitetit, qëndrueshmërisë, punës dhe sigurisë. Ne zotohemi t’i përballojmë këto sfida së bashku, përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit. Ne angazhohemi për të kapërcyer barrierat e vendit, gjinisë, gjuhës dhe burimeve financiare midis anëtarëve tanë. Ne angazhohemi t’i japim përparësi punës dhe njohurive të grave, njerëzve me ngjyrë, njerëzve të komuniteteve indigjene/lokale dhe grupeve të tjera shoqërore të përjashtuara nga aksesi, kontrolli dhe krijimi i teknologjisë.
Puna jonë e përbashkët përbëhet nga katër fusha:
Solidariteti: ne do të punojmë për të mbështetur organizatat tona dhe njerëzit që i drejtojnë ato përmes asistencës financiare, rrjeteve dhe trajnimeve si dhe dhe zhvillimit organizativ.
Angazhimi rreth Lëvizjeve Sociale dhe përdoruesve fundorë: ne do të krijojmë ura komunikimi me përdoruesit dhe lëvizjet e ndryshme sociale për të siguruar që puna teknike që bëjmë është e përmirësuar e përditësuar nga përvoja e tyre dhe përmbushja e nevojave të tyre aktuale.
Platforma e teknologjisë: ne do të krijojmë një platformë të përbashkët që lejon ofruesit e shërbimeve që janë pjesë e InfraRed të mirëmbajnë infrastrukturën e tyre duke përdorur praktikat më të mira për sigurinë, automatizimin, shkallëzueshmërinë dhe besueshmërinë.
Infrastruktura e përbashkët: ne do të krijojmë burime të përbashkëta për krijimin fillestar të infrastrukturës, zhvillimin e programeve kompjuterike dhe administrimin e sulmeve.